Denaj takim online me kryetarët e bashkive: Të sigurojmë më shumë të ardhura për zonat rurale

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilluan një takim online me 61 kryetarët e bashkive.
Në takim u diskutua për punët e përbashkëta, duke nisur nga ndërhyrjet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizimi i sigurisë ushqimore, ndërtimi i tregjeve të reja dhe orientimi i fermerëve drejt bashkimit për të ndërtuar ekonomi dhe për të siguruar më shumë të ardhura për zonat rurale.
“Forcojmë urat e komunikimit me pushtetin vendor, për të bashkërenduar energjitë dhe punët në përgjigje të nevojave të komuniteteve në zonat rurale”, u shpreh Denaj, sipas një njoftimit për shtyp.
Ministrja vlerësoi se në fokus të diskutimit ishte dhe kujdesi për Transumancën.
“Një tjetër fokus i yni është kujdesi për Transumancën, ku rrisim bashkëpunimin ndërmjet bashkive dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për shtegtimin e bagëtive, si një potencial ekonomik dhe trashëgimi e traditës sonë blegtorale që duam ta ruajmë e ta kthejmë në tërheqje turistike”, u shpreh Denaj.
/f.s
#Denaj #takim #online #kryetarët #bashkive #Të #sigurojmë #më #shumë #të #ardhura #për #zonat #rurale
Java News