Aktualitet

VIDEO/ Arrestohet ‘tik-tokeri’ shqiptar në Greqi! Abuzonte seksualisht dhe shante personat me aftësi të kufizuara

Policia greke ka arrestuar “Hayate”, shqiptarin Florian Zani, nën akuzën e dhunës raciste ndaj personave me aftësi ndryshe dhe fyerje ndaj shtresave të pa afta për tu mbrojtur.

Arrestimi u krye gjatë orëve të pasdites të së martës pasi ndaj Zanit u bënë disa denoncime për dhunë raciale, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.

Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi në Zani në rrjetet sociale Tik Tok dhe You Tube po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte viktimat e tij live në rrjetet sociale.

Komentet e tij shkaktuan shumë reagime në opinionin publik. Ka qenë urdhër i prokurorisë së Athinës për ta ndaluar direkt dhe ta shoqërojnë në drejtorinë e policisë ku mbahet nën akuza të rënda.

Në banesën të cilën kryhej transmetimi live, pasi u arrestua Florian Zani, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të tik tokerit shqiptar.

Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjutera, disa hard disk dhe programe kompjuterike.

Zani do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie paraditen e së mërkurës.

/f.s

#VIDEO #Arrestohet #tiktokeri #shqiptar #në #Greqi #Abuzonte #seksualisht #dhe #shante #personat #aftësi #të #kufizuara
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button