Aktualitet

Pensionet/ Marrëveshja me Italinë, Nikolla: Sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve, u shërben qytetarëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndet firmosjen e Marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Marrëveshja për  njohjen e pensioneve, e firmosur sot nga ministrat Igli Hasani dhe Antonio Tajani, në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, është një sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve.

Një veprim që tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve. Mbi 550 mijë shqiptarë në Itali dhe disa dhjetra mijë qytetarë italianë në Shqipëri do të përfitojnë nga kjo Marrëveshje.  Kuvendi është gati për ratifikimin e Marrëveshjes, sapo qeveritë të përgatisin instrumentat e ratifikimit.”/m.j

#Pensionet #Marrëveshja #Italinë #Nikolla #Sukses #në #bashkëpunimin #mes #vendeve #shërben #qytetarëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button