Aktualitet

Ish-drejtori Musliu flet pas shkarkimit nga Rama: Provokim i ulët politik ndaj partnerit të koalicionit

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilrik Musliu ka folur sot pas shkarkimit nga detyra nga kryetari Përparim Rama.

Musliu ka thënë se për vendimin rreth shkarkimit të tij nuk është njoftuar zyrtarisht, por vetëm përmes një njoftimi të shkruar nga Rama në Facebook.

Ai është shprehur i habitur dhe i shokuar nga ky vendim, pasi thotë se bashkëpunimi me Ramën ka qenë i mirë dhje për këtë arsye ka pritur një trajtim njerëzor dhe profesional. Përmes një video të publikuar në Facebook, Musliu thotë se pak ditë më parë mori lëvdata nga Rama dhe nuk ka marrë asnjë kritik në lidhje me punën e tij.

Musliu shkarkimin e tij e ka quajtur si provokim të ulët politik që ju ka bërë PDK-së, si partner i koalicionit në Komunë e Prishtinës.

Më poshtë mund të gjeni videon e plotë të Musliut:



#Ishdrejtori #Musliu #flet #pas #shkarkimit #nga #Rama #Provokim #ulët #politik #ndaj #partnerit #të #koalicionit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button