Berisha-fermerëve: Merrni traktorët, veglat tuaja, sfurqet dhe lopët e dilni në rrugë, në protestë, të fitojmë
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij, u ka bërë thirrje fermerëve të dalin në protest, duke thënë se “shkatërrimi i tyre është shkatërrimi i Shqipërisë”.
Ndërsa ka sjellë në vëmendje protestën e fermerëve në Paris dhe Berlin, Berisha tha se fermerët shqiptarë blejë me çmime edhe më të shtrenjta se ata, ndërsa “prodhimet për shkak të mollëve që vijnë nga Serbia e patateve nga Maqedonia, ju ju kalben”.
Ndër të tjera ai bëri thirrje për t’u bashkuar në protestën e paralajmëruar nga opozita ditën e hënë, duke u thënë: “merrini traktorët, veglat tuaja, sfurqe, merrni lopët e dilni në rrugë, në protestë, dilni të fitojmë”
Sali Berisha: Ju jini qytetarët e fermerët që jetoni në skllavërim të këtij regjimi, jetoni në një skllavëri shkatërrimtare për ju. Fermat tuaja falimentojnë çdo ditë, prodhimet shkatërrohen çdo ditë . Mjerimi, disfata, troket çdo ditë në votrat tuaja, pavarësisht se derdhni djersën lumë.
E gjitha kjo vjen, ju rikujtojnë se ata fermerë që shihni në Paris e Berlin, për çdo kokë lopë marrin katër euro, për hektarë tokë marrin më së paku 1500 euro, subvencionohen dhe janë ngritur se çmimet e tregut, imputet, shpenzimet që bëjnë ja u kanë ulur fitimet. Ju blini me çmime edhe më të shtrenjta se ata, kurse prodhimet për shkak të mollëve që vijnë nga Serbia e patateve nga Maqedonia, ju ju kalben.
Bashkohuni në këtë protestë, merrini traktorët, veglat tuaja, sfurqe, merrni lopët e dilni në rrugë, në protestë, dilni të fitojmë. Toka juaj në shkretëtirë do kthehet ose do merret nga klanet e drogës së Edi Ramës. Dilni në protestë se shkatërrimi juaj është shkatërrimi i Shqipërisë.
#Berishafermerëve #Merrni #traktorët #veglat #tuaja #sfurqet #dhe #lopët #dilni #në #rrugë #në #protestë #të #fitojmë
Java News