Aktualitet

Rebelimi/ Gratë e ushtarëve rusë në protestë kudër mobilizimit ushtarak, arrestohen rreth 30 persona, mes tyre edhe gazetarë

Rreth 30,persona janë arrestuar ne Moskeë, të cilët po merrnin pjesë në një protestë kundër mobilizimit ushtarak nga autoritetet me qëllimin për të luftuar në Ukrainë.

Njoftimi u bë nga ‘OVD-Info’, një grup që monitoron respektimin e të drejtave të njeriut.

Gratë e ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë, u mblodhën pranë murit të Kremlinit për të vendosur lule në monumentin e Ushtarit të Panjohur.

Organizata bëri të ditur se shumica e të arrestuarve ishin gazetarë, duke shtuar se më vonë se disa prej tyre ishin lënë të lirë.

Po kështu një numër personash ishin arrestuar në vende të tjera po në qendër të Moskës, raporton Reuters.

Një numër në rritje grash ruse po kërkojnë kthimin nga fronti të burrave, djemve dhe vëllezërve të tyre të mobilizuar pas një dekreti të nxjerrë nga Presidenti Vladimir Putin në shtator të vitit të kaluar./m.j

#Rebelimi #Gratë #ushtarëve #rusë #në #protestë #kudër #mobilizimit #ushtarak #arrestohen #rreth #persona #mes #tyre #edhe #gazetarë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button