Aktualitet

Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës ka kërkuar anulimin e menjëhershëm te vendimit për dinarin.

Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës.

“Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni”, thuhet në qëndrim.

Sipas tyre ky vendim është marrë nxitueshëm dhe sipas tyre do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb që jeton në Kosovë.

“U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet tutje në reagim.



#Franca #kërkon #pezullimin #menjëhershëm #të #vendimit #të #BQKsë #për #dinarin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button