Aktualitet

Rindërtohet Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Kush dhuron ndihmon dhe veten përmes rigjenerimit

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut tashmë është transformuar me pajisje të teknologjisë së lartë dhe digjitalizim të shërbimeve.

Ndërsa inspektuan rindërtimin e plotë të godinës, kryeministri Edi Rama dhe  ministja e shëndetësis, Albana Koçiu, theksuan se standardet europiane në dhurim, testim, përpunim, ruajtje dhe shpërndarje të gjakut do të ndikojnë në rritjen e numrit të vullnetarëve dhurues.

“Janë 60 punonjës që shërbejnë në këtë infrastrukturë të re dhe shërbejnë për të gjithë dhuruesit që paraqiten këtu. Kjo qëndër ka marrë certifikatën e garantimit të cilësisë nga Drejtoria Europiane për menaxhimin e cilësisë”, tha ministrja.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se kush jep gjak ndihmon dhe veten përmes rigjenerimit”, u shpreh kryministri Edi Rama.

Nëse i referohemi të dhënave për vitin 2023, vetëm 25 % e nevojave për gjak plotësohen nga dhurimet vullnetare ndërsa pjesa tjetër nga familjarët e individëve që kanë nevojë.

/f.s

#Rindërtohet #Qendra #Kombëtare #Transfuzionit #të #Gjakut #Rama #Kush #dhuron #ndihmon #dhe #veten #përmes #rigjenerimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button