Përplasja/ Neza: Rithemelimi po vdes, po çfarë po bën Basha? Mërtiri: S’bëhet opozitë me bilbila

Në emisionin ‘3D’ në RTSH ka pasur një debat mes dy analistëve Sami Neza dhe Ergys Mërtiri, lidhur me rolin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në opozitë.
Sipas Nezës, opozita nuk bëhet duke u ulur tek klubi.
“Tjetër është në opozitë tjetër në qeveri. Nëse flitet për vdekjen e Rithemelimit, çfarë duhet thënë për Bashën që s’bën asgjë? Basha ka pasur kohë shumë që nga 2013. Është i vetmi që ka pasur shumë mundësi.”, tha Neza.
Ndërsa Mërtiri e ka vlerësuar si gabim heshtjen e gjatë të Bashës.
“Basha ka mundësi për të ardhme, ndryshe nga Berisha. Nuk është 80 vjeç. Grupi i Bashës prodhon politikë. Ai s’mund të bëjë opozitë me daulle e flakë. Nëse marr daulle e bilbila, nuk dëgjohet fjala. Opozita bëhet me arsye, me logjikë. Berisha ka zgjedhur tym e flakë. Zhurma tërheq vëmendje, fjala nuk dëgjohet kur ka zhurmë. Berisha është i korruptuar në qeverisjen e tij. Populli e ka nxjerrë në pension me 1 milion vota. Është nën akuzë, ‘non grata’. Kujt i hy në punë në opozitë?”, tha Mërtiri.
Debati
Neza: Nuk mund të bësh opozitë duke u ulur te klubi. Tjetër është në opozitë, tjetër në qeveri. Nëse ti flet për vdekjen e Rithemelimit, çfarë po bën Basha, që s’bën asgjë? Basha ka pasur kohë shumë. Është i vetmi që ka pasur shumë mundësi.
Mërtiri: Basha ka heshtur dhe ky është gabim. Basha ka mundësi për të ardhme, ndryshe nga Berisha. Nuk është 80 vjeç Basha. Grupi i Bashës prodhon politikë. Ai s’mund të bëjë opozitë me daulle flakë. Nëse marr daulle e bilbila s’dëgjohet. Opozita bëhet me arsye, Berisha ka zgjedhur tym e flakë. Berisha është i korruptuar në qeverisje. Populli e ka nxjerrë në pension me 1 milion vota. Është nën akuzë, ‘non grata’. Kujt i hy në punë në opozitë?
/a.r
#Përplasja #Neza #Rithemelimi #vdes #çfarë #bën #Basha #Mërtiri #Sbëhet #opozitë #bilbila
Java News