Aktualitet

AKB: Mbi 1 milion kosovarë jetojnë jashtë vendit – Në pesë vitet e fundit ikën 200 mijë qytetarë, shkak i kësaj qeverie

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka bërë një studim në lidhje me migrimin e kosovarëve që nga vitet e 70-ta e deri më tani, me ç’rast rezultojnë mbi 1 milion të larguar nga Kosova, raporton Ekonomia Online

Ndërsa nga viti 1990-2000, mesatarisht kanë ikur mbi 450 mijë qytetarë, si pasojë e represionit jugosllav.

Krahas kësaj, shqetësuese është ikja e kosovarëve në pesë vitet e fundit. Sipas AKB-së, në periudhën e fundit pesëvjeçare, mbi 200 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova për të kërkuar jetë ma të mirë standard jetësor.

“Migrimi i kosovarëve ka qenë i vazhdueshëm që nga vitet e 70-ta por shumica kanë ikur në vitet 1990-2000 ku mesatarisht ikën mbi 450 mijë, atëherë ishte represioni jugosllav dhe kishte plotë arsye të iken nga Kosova. Por një studim i AKB-ës nxjerr një të keqe tjetër të madhe ku vetëm për 5 vitet e fundit ikën nga Kosova mbi 200 mijë qytetarë për të kërkuar jetë ma të mirë standard jetësor, shkollim e sigurime shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini tha se trendi i ikjes nga Kosova tashmë është i njëjtë “sikur para luftës për veç motivet ndryshojnë atëherë ishin të frikës nga qeveria serbo-jugosllave e sot që qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria e Kosovës që nuk po ndryshon asgjë në të mirë të rritjes se motivet për të gjet një mundësi sa do të vogël për të jetuar në Kosovë”.



#AKB #Mbi #milion #kosovarë #jetojnë #jashtë #vendit #Në #pesë #vitet #fundit #ikën #mijë #qytetarë #shkak #kësaj #qeverie
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button