Aktualitet

Ali Ahmeti: Mendonte se ishte skocez, ish-sekretari i NATO-s doli me origjinë nga Vlora

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ali Ahmeti, politikani shqiptar në RMV, ka treguar se ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, është me origjinë nga Vlora.

Ai tregon se Robertson-i ka bërë një test ADN-je dhe zbuloi se një përqindje e gjeneve të tij janë shqiptare. Ali Ahmeti e lidh këtë histori me idenë e tij të mëparshme, se të gjitha shtetet, popujt e kombet që jetojnë në veriun më të largët të Evropës, djepin e parë e kanë pasur në Mesdhe.

Për këtë arsye ai në “Opinion” shprehu dhe ëndrrën e tij të radhës: Shtetet e Bashkuara të Evropës.

Ali Ahmeti: Sa për dijeni tuajën, unë e kam shumë mik Robertson-in dhe kemi hyrë në shumë biseda të thella. Sigurisht Robertson-i mund të jetë bërë dhe kureshtarë nga çështjet që unë i ngrija dhe shkon edhe bën ADN-n. Dhe, ADN-ja…

Blendi Fevziu: Mos më thuaj që i doli shqiptar?

Ali Ahmeti: Nga Vlora.

Blendi Fevziu: Lord Robertson?! Lord Robertson nga Vlora?!

Ali Ahmeti: Po. Merr shtypin sepse mban një ligjëratë në Beograd, zoti Robertson, dhe për të treguar, se ai dikur ka menduar që është skocez e shkuar skocezit.

Blendi Fevziu: Kështu më pati thënë edhe mua në intervistë.

Ali Ahmeti: Po, edhe thotë: “Nuk ishte ashtu”, se të gjithë kemi lidhje gjaku, ne popujt e Evropës. Edhe të nesërmen, i tërë shtypi i Beogradit: “Ja kush na ka bombarduar neve”.

/a.r

#Ali #Ahmeti #Mendonte #ishte #skocez #ishsekretari #NATOs #doli #origjinë #nga #Vlora
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button