Emri/ Vodhi një ‘Range Rover’ një natë më parë, policia e arreston në flagrancë duke drejtuar mjetin e grabitur

Policia e Tiranës ka kapur dhe ka vënë në pranga shtetasin Adrian Hamalli, i cili mbrëmjen e djeshme (30 janar) vodhi një automjet tip “Range Rover”.
Falë reagimit të shpejtë, mjeti u lokalizua dhe bë bllokimi i tij.
Autori u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi:
Rreth orës 19:00, më datë 30.01.2024, u raportua vjedhja e një Range Rover-i me ngjyrë të zezë dhe targë AC007TC pranë hotel Marriott.
Falë reagimit të shërbimeve të qarkullimit, mjeti u lokalizua dhe u bë bllokimi i tij.
Shtetasi Adrian Hamalli u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe tashmë është nën shoqërimin e Komisariatit Nr. 5/m.j
#Emri #Vodhi #një #Range #Rover #një #natë #më #parë #policia #arreston #në #flagrancë #duke #drejtuar #mjetin #grabitur
Java News