Aktualitet
SHBA po përgatitet për shpërbërjen e Rusisë/ Harta, vendi i ndarë në 41 pjesë

Shfaqja e dobët e Rusisë në fushëbetejën ukrainase, dhe kërcënimet bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin, i ka inkurajuar analistët perëndimorë dhe disidentët rusë që të bëjnë thirrje publike për “dekolonizimin” e vetë Rusisë. Ata i referohen Federatës së gjerë Ruse, pasuese e Bashkimit Sovjetik që përbëhet nga 83 entitete federale dhe 21 republika jo-sllave. Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, një agjenci e pavarur e qeverisë amerikane me anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve, Senati dhe departamentet e mbrojtjes, shtetit dhe tregtisë, ka deklaruar se dekolonizimi i Rusisë duhet të jetë një “objektiv moral dhe strategjik”. /TopNews