Gjekmarkaj: Kadare, shkrimtar unik! Nuk është produkt i traditës shqiptare

Profesori Agron Gjekmarkaj është ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv për të analizuar veprën e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Çfarë e bën të madh Kadarenë?
‘Të qenit unik jo thjesht brenda letërsisë shqiptare por kudo në letërsinë botërore. Më shumë sesa kjo duket sikur sjell jehun e kohërave antike në një standard të ri modernizues në letërsinë botërore. Kadare nuk është produkt i traditës shqiptare. Kadareja nuk ka lënë të ngjashëm. Është biri I vetvetes. Është rastësi gjeniale që ka punuar mbi vetveten por ka ditur ta marrë cdo gjë shqiptare e ta universalizojë e tia shtojë pasurisë botërore” thotë Gjekmarkaj.
Kadare festoi dje 88 vjetorin e tij./m.j
#Gjekmarkaj #Kadare #shkrimtar #unik #Nuk #është #produkt #traditës #shqiptare
Java News