Nënkryetarja e PD: “Federata opozitare” na kthen para 9 shtatorit. Jemi të humbur

Nënkryetarja e PD-së Oriola Pampuri tha se “Federata opozitare” e propozuar nga aleatët e kthen opozitën sërish para 9 shtatorit.
Me tej, Pampuri tha se për të bërë koalicion ka disa kushte, ku ndër to është të mos kesh në kurriz asnjë element korrupsioni.
“Kjo pjesa e Federatës opozitare ka kohë që është shitur si opsion. Por një opsion për të cilin duhet t’i kthehemi një çështjeje tjetër, duhet t’i rikthehemi 9 shtatorit 2021 kur u mor vendimi për të larguar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së për shkak të shpalljes non grata dhe për shkak të një standardi përballë aletit tonë strategjik.
Kjo federatë, një nga ata që e ka diskutuar ka qenë Mediu, një nga personazhet që mbështet më shumë Berishën na kthen sërish para 9 shtatorit. Federata është ajo që propozohet pikërisht nga ky grupim.
Nëse propozohet për të hedhur poshtë këto që kanë ndodhur për 2 vjet, atëherë përballë aleatit tonë strategjik jemi të humbur.
Koalicioni ka disa kushte, i hapet dera gjithëkujt që nuk ka në kurriz korrupsionin, që nuk akuzohet për afera korruptive dhe gjithkujt që ka një standard përballë aleatit tonë strategjik.”, tha Pampuri./m.j
#Nënkryetarja #Federata #opozitare #kthen #para #shtatorit #Jemi #të #humbur
Java News