Sulmi në kishën në Stamboll: Dy të arrestuar, raportohet se ISIS ka marrë përgjegjësinë

Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya njoftoi për arrestimin e dy personave për sulmin e përgjakshëm në kishën katolike Santa Maria në Stamboll, ku vdiq një person
Sulmi ndodhi në kishë gjatë meshës së të dielës, kur dy persona me u futën dhe hapën zjarr mbi besimtarët.
“Sot në mëngjes janë arrestuar dy të dyshuar për vrasje, të cilët shkaktuan vdekjen e shtetasit tonë Tuncer Cihan në lagjen Sariger të Stambollit gjatë meshës së të dielës në kishën Santa Maria. Përgëzoj Policinë e Stambollit dhe oficerët tanë që gjurmuan dhe arrestuan autorët. I shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia familjes dhe të afërmve të qytetarit tonë që humbi jetën”, shkroi ministri Gerlikaya.
Ekipet e Antiterrorizmit të Drejtorisë së Sigurisë së Stambollit janë duke punuar për të zbuluar të gjithë personat e përfshirë në ngjarje, ndërsa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Në një deklaratë në Telegram, ata pretendojnë se sulmi ishte në përgjigje të një thirrjeje nga udhëheqësit e grupit për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët.
#Sulmi #në #kishën #në #Stamboll #të #arrestuar #raportohet #ISIS #marrë #përgjegjësinë
gazetablic.com