Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 33-vjeçari në Korçë, dyshimet e para të grupit hetimor

Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë në fshatin Gjanç të Korçës.

Policia njofton se viktima dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjahu.

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/a.r

#Gjendet #pajetë #në #banesë #33vjeçari #në #Korçë #dyshimet #para #të #grupit #hetimor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button