Aktualitet
Në sulmet e Izraelit në Gaza vritet një tjetër gazetar

Një tjetër gazetar është vrarë në Rripin e Gazës në të cilën ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionë luftarakë izraelitë vendosën në objektiv shtëpinë e gazetarit Isam Al-Lulu në rajonin Al-Zawaida në pjesën qendrore të Gazës.
Në sulm humbën jetën gazetari Lulu, bashkëshortja, djali, nusja dhe nipi i tij.
Që nga 7 tetori e deri më tani, 121 gazetarë janë vrarë në Rripin e Gazës në të cilën ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj prej muajsh.
#Në #sulmet #Izraelit #në #Gaza #vritet #një #tjetër #gazetar
gazetablic.com