Aktualitet

Pas rekordit prej 10 milionë turistësh në 2023, Shqipëria e fokusuar drejt turizmit elitar

Vitin e shkuar, Shqipëria njohu rekord turistësh, mbi 10 milionë, gjë e cila ndikoi pozitivisht edhe në strukturat akomoduese.

Referuar të dhënave të INSTAT, edhe nëntorin e vitit të shkuar, hotelet njohën rritje, me gati 61% më shumë të huaj.
Zak Topuzi, Kryetar i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit thotë: Shifrat për nëntorin, shpjegohen me angazhimet e Booking.com, Tripadvisor dhe Airbnb për të formalizuar tregun shqiptar me kërkesë të ministrisë së Financave. Booking u detyrua që nga 1 nëntori mos të pranojë asnjë pagesë dhe shitje pa bërë këtë regjistrimin dhe pa hapur një nipt. Ndryshe do të paguhej një 20% dhe këtë 20 % Booking t’iaa kthejë shtetit shqiptar. Kjo vuri në lëvizje subjektet që shisnin apartamente dhe rritja në akomodime hotelesh të kapte shifrën 61-61%.

“Duhet të punojmë për rritjen e cilësitë. Duhet të kërkojmë shtimin e kapaciteteve për turizmit elitar, pasi ky turizëm siguron nga 26-32% të të ardhurave që vijnë nga turizmi. Shtimi i kapaciteteve për turizmin elitar do të jetë një nga sfidat më të rëndësishme në këtë periudhë për Shqipërinë”, tha Topuzi.

 



#Pas #rekordit #prej #milionë #turistësh #në #Shqipëria #fokusuar #drejt #turizmit #elitar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button