Aktualitet

Paskal Milo: Problemi madhor që kanë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor

Qeveria e Talat Xhaferit mori sot besimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, partitë shqiptare të opozitës votuan kundër. Në studion e lajmeve të MCN TV, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tha se përçarja e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut është sëmundje e vjetër.

Sa përqind do të jetë rritja e saj, nuk dihet. Ka patur gjithnjë përçarje. Qëkur lindën partitë politike mes shqiptarëve. Mosbashkimi i forcave i dëmton shqiptarët. Është një sëmundje e vjetër e politikës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Rritjen e nacionalizmit, Milo e sheh si pjesë e një prirjeje që po shtrihet në të gjithë Europën.

Këta lloj njerëzish duhet të nxjerrin mësime që koha e nacionalizmit të verbër ka ikur. Është koha e bashkëpunimit politik. VMRO-DPMNE njihet si parti politike që ka marrë përsipër të përfaqësojë nacionalizmin në Maqedoninë e Veriut. U forcua në kohën e kryeministrit Gruevski. Është një frymë që përfaqëson një pjesë të shoqërisë maqedonase, për rrjedhojë mban këto qasje, sepse përpara janë zgjedhjet.

Fenomene të tilla ka në Gjermani, në Francë, në Holandë. Ka një rritje të së djathtës ekstreme. Por VMRO-DPMNE ka shfrytëzuar vështirësitë në të cilat është ndodhur qeveria maqedonase. Ka një rritje të rrjedhës nacionaliste dhe në këtë rast përfiton edhe VMRO-DPMNE.

Milo u pyet edhe në lidhje me faktorizimin e munguar të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Nëse ju e quani faktorizim të kryeministrave shqiptarë, nuk duhet të harrojmë që kanë dalë nga votat e shqiptarëve. Është shumë e thjeshtë. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut votohen nga shqiptarët. Ka një lidhje organike mes shqiptarëve si popull dhe si votues dhe politikanëve që përmes votave bëhen ministra e kryeminista. Është një problem madhor që kanë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. Janë shqetësime të mëdha strategjike, që sa më shumë kalon koha, aq më shumë përmasa më të mëdha marrin. Parashikohet një rrudhje e shqiptarëve për shkak të emigracionit. Është tendencë globale. Globalizmi asimilon kombet e vogla. Kryeministrat shqiptarë duhet të jenë të ndërgjegjshëm.

/f.s

#Paskal #Milo #Problemi #madhor #që #kanë #shqiptarët #në #Ballkanin #Perëndimor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button