Begaj dhe Rama urojnë Kadarenë në 88-vjetorin e lindjes: Urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin

Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, feston sot 88-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë për shkrimtarin e madh shqiptar, nuk kanë munguar urimet nga radhët e politikës.
Presidenti Bajram Begaj vlerëson kontributin e Kadaresë në krijimin e një ure lidhëse mes Shqipërisë dhe Perëndimit, teksa i uron ditëlindjen.
Begaj: Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare eshtë një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin.
Ndërsa kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar kolosin e letërsisë shqiptare.
Ai ka zgjedhur një video me momente nga jeta e shkrimtarit krahas së cilës shkruan “Edhe 100.”
Video shoqërohet me fjalët e Kadaresë të shkëputura nga poezia “Në parkun që mbuluan fletët’.
“Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…”
/a.r
#Begaj #dhe #Rama #urojnë #Kadarenë #në #88vjetorin #lindjes #Urë #fortë #dhe #bukur #jona #perëndimin
Java News