Aktualitet

Bllokoi komisionin e “Zgjedhores”, Salianji fajëson mazhorancën: Ata po bëjnë teatër, nuk duan që…

Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk e zhvilloi as sot mbledhjen e radhës që ishte planifikuar. Deputetët e Sali Berishës bllokuan sallën duke u ulur në karriget e përfaqësuesve të mazhorancës.

Ervin Salianji tha se mazhoranca po bën teatër më Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe se ajo nuk e do një reformim zgjedhor.

“E patë edhe sot një teatër tjetër. Nga shtatë deputetët që kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin me votat e mazhorancës kishin konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje. Edhe sot u bojkotua mbledhja siç është bojkotuar prej dy vitesh me radhë. E patë teatrin dhe nënqeshjen e përfaqësuesve të mazhorancës kanë dy vite që nuk bëjnë asnjë gjë, nuk duan reformë zgjedhore, e thanë hapur në mbledhje që do të gjejnë forma të tjera se si ta bëjnë reformën, por jo reformim zgjedhor, por si të adresojnë problematikat që ka adresuar Gjykata Kushtetuese. Praktikisht thanë prapë që do përpiqen të gjejnë vota për t’i bërë zgjedhjet kushtetuese sepse nuk mund të ketë zgjedhje. Zgjedhjet janë antikushtetuese me këtë kod zgjedhor që është sot. Kjo është situata. Kjo është tallja që bëhet me qytetarët”, tha ai.

/a.r

#Bllokoi #komisionin #Zgjedhores #Salianji #fajëson #mazhorancën #Ata #bëjnë #teatër #nuk #duan #që..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button