Aktualitet

Balluku inspekton Poligonin e Testimit Praktik: U kursejmë shoferëve 500 milionë lekë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka inspektuar gjatë ditës së sotme Poligonin e Testimit Praktik për lejet e drejtimit.

Sipas ministres, Poligoni i Testimit Praktik për leje drejtimi dhe Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale është një hapsirë e re, investim i DPSHTRR, me kushte sigurie dhe transparencë të plotë.

Balluku tha se përmes kësaj qendre, ku do të kryhet testimi praktik i personave që duan të marrin lejen e drejtimit, u ka kursyer qytetarëve 500 milionë lekë, për shërbime dhe vizita mjekësore.

“Gjej rastin që të falenderoj tashmë kolegun tim, Blendi Gonxhe, që ka qenë iniciatori i të gjitha ndryshimeve në DPSHTRR. Diçka shumë e rëndësishme për qytetarët që janë drejtues automjetesh është vendimi për afat 15 vjeçar të pantentës. Pra tani patenta do të jetë e vlefshme deri më moshën 70-vjeç.

Edhe ditën e fundit kur aim bush 70-vjeç, mund të aplikohë edhe për 15 vite të tjera. Vetëm nga kjo vendimmarrje ne i kursejmë gjithë drejtuesve të automjeteve 500 milionë lekë kosto mjekësore, kohë e humbur, etj. Jemi bazuar në praktikat e BE. E gjithë historia e autoshkollave, abuzimi, etj, për shkak të këtyre investimeve, kanë ndryshuar tërësisht. Duhet të vazhdojmë të bëjmë ndryshimet. Inovacioni është prioritet për vitin 2024.

Një skuadër e bërë bashkë për t’i shërbyer qytetarëve tanë, që të ofrojmë për ta më të mirën. Ne kemi një parim, është skuadra që sjell suksesin. Askush nuk mund të bëjë gjë vetëm. Kemi fatin se kemi një kryeministër vizionar. Kemi të gjithë diçka që na njëhson në mënyrën si punojmë, të ofrojmë më të mirën për shqiptarët dhe Shqipërinë”, tha Balluku.

/f.s

#Balluku #inspekton #Poligonin #Testimit #Praktik #kursejmë #shoferëve #milionë #lekë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button