Aktualitet
“Dilni MENJËHERË nga shtëpitë tuaja”, rikthehet mashtrimi me fletushkat false/ Reagon me urgjencë Policia

Një mashtrim i ri është “shpikur” në Itali. Fletushka shpërndahen në dyert e disa pallateve në shumë qytete, aq sa Policia u desh të reagonte. Uniformat blu kanë nisur një alarm ku fton qytetarët të raportojnë çdo fletëpalosje tjetër dhe të informojnë sa më shumë persona se e gjitha është falso.
“Është raportuar në shumë qytete se po shpërndahen fletushka të rreme. Është një mashtrim! Raportoni dhe informoni të moshuarit. Në fletëpalosjet e shpërndara shkruhet: Dilni nga shtëpitë tuaja! Ministria e Brendshme,”-bën me dije Policia.
Ky version mashtrimi është përdorur edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, pra nuk është asgjë e re.