Aktualitet

Vranica: Në sezonë do të kemi nevojë për punëtorë të huaj – kosovarët do t’i shfrytëzojnë lehtësimet për punë nga Gjermania

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se në Kosovë do të ketë nevojë për punëtorë të huaj gjatë sezonës, pasi atëherë rritet kërkesa për punëtorë.

“Gjatë sezonës do të ketë nevojë për punëtorë të huaj sepse atëherë rritet kërkesa për punëtorë, po ashtu është një balancë që e kundërshton njëra tjetrën sepse edhe konsumi po bie shumë me ikjen e kësaj strukture moshore të vendit, sepse nëse ikë një i ri ai ikë si fuqi punëtorë, si kapacitet dhe si fuqi blerëse më e madhe se një i moshuar”, shprehet ai.

Vranica ka folur edhe për mundësinë që qytetarët që shkojnë jashtë shtetit, ta shfrytëzojnë liberalizimin si mundësi për të siguruar kontrata të punës dhe më pas të jetojnë në vendet evropiane.

“Edhe në ilegale kur kanë dalë i kanë shfrytëzuar të gjitha kanalet që të jetojnë, të regjistrohen si emigrantë, azilantë dhe të shkojë formalizimi i tyre si punëkërkues dhe natyrisht edhe tash do të tentojnë ta bëjnë të njëjtën por duhet të kemi parasysh që edhe më shumë po punon shteti gjerman që t’i lehtësojë procedurat e punësimit, për neve është fatkeqësisht dhe fatmirësisht por do të shohim se si do të variojë kjo situatë, sepse ata do të përpiqen që t’i formalizojnë punëtorët, derisa ata kanë mungesë të tyre”, thekson Arian Vranica./Gazeta Blic/

“10 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në janar”/ Paralajmëron Vranica: Këtë vit pritet të ikin 150 mijë punëtorë



#Vranica #Në #sezonë #të #kemi #nevojë #për #punëtorë #të #huaj #kosovarët #shfrytëzojnë #lehtësimet #për #punë #nga #Gjermania
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button