Aktualitet

Një tjetër yll nga Premier League drejt transferimit në Arabinë Saudite

Sipas gazetarit Ben Jacobs, skuadra e Ligës Pro Saudite, Al-Shabab ka arritur një marrëveshje verbale me Newcastle United për të nënshkruar me Miguel Almiron.

Skuadra saudite tani do t’i afrohet lojtarit me një ofertë në një përpjekje për të përfunduar transferimin përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit, përcjell Sport.

Almiron ishte lidhur me një kalim të mundshëm tek ndonjë skuadër më e madhe në Evropë, por duket që ai karrierën do ta vazhdojë në Arabi.



#Një #tjetër #yll #nga #Premier #League #drejt #transferimit #në #Arabinë #Saudite
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button