Aktualitet
Emri/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur

Futbolli shqiptar ka mësuar sot lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të një prej emrave të njohur të arbitrimit në vendin tonë, Astrit Memës.
Ish-arbitri i kolegjiumit të Gjirokastrës në vitet ’90, ka drejtuar në nivelet më të larta të futbollit në vendin tonë. Pasi mbylli karrierën në fushën e lojës, Mema u bë kryetari i Kolegjiumit të Gjirokastrës dhe për shumë vite, ka qenë edhe vëzhgues i FSHF-së.
Disa vite më parë, ai u prek nga një sëmundje e rëndë dhe u largua nga fushat e futbollit, duke u zhvendosur në Tiranë, ku ka jetuar vitet e fundit, teksa sot është mësuar lajmi për ndarjen nga jeta të tij./m.j
#Emri #Futbolli #shqiptar #në #ndahet #nga #jeta #ishgjyqtari #njohur
Java News