Aktualitet
ARRSH: Qarkullimi i mjete kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

Temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë vendin, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se qarkullimi i mjete kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Sipas ARRSH-së, reshjet e borës kanë pushuar në të gjithë vendin.
“Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperaturat kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale”, bën të ditur ARRSH.
Vendi ynë u përfshi prej më shumë se 48 orësh nga reshje shiu dhe bore duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve sidomos në zonat verilindore dhe juglindore.
/a.r
#ARRSH #Qarkullimi #mjete #kryhet #probleme #në #të #gjitha #akset #nacionale
Java News