Aktualitet

Ancelotti: Skuadra është në gjendje të mirë, kam besim si te Kepa ashtu edhe te Lunin

Duke folur në një konferencë për shtyp prag ndeshjes ndaj Almerias, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti foli për situatën te skuadra e tij pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe prej kalendart të ngjeshur që ka pasur këto dite.

“Është shumë e rëndësishme të luash në shtëpi. Tifozët na ndihmojnë dhe na lejojnë të marrim maksimumin. Është një moment i rëndësishëm i sezonit, veçanërisht në kampionat, ku kemi pesë ndeshje radhazi para se të luajmë në Champions League. Ne duam të bëjmë mire, ekipi është i mirë. Edhe pse luajtën kohë shtesë të enjten në mbrëmje, lojtarët u rekuperuan shumë mirë. Stërvitja e mëngjesit të sotëm më la me përshtypje të mira”-tha italiani.

Më tej, i pyetur për gafat e Lunin në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, që në fund çoi në eliminimin e Real-it nga Kupa e Mbretit, Ancelotti u shpreh se pavarësisht gabimeve që bëjnë, i beson si atij ashtu edhe Kepa-s.

“Portierët bëjnë gabime, si Kepa dhe Lunin, por kjo nuk e ndryshon besimin që kam tek të dy. Debati është jashtë këtu te ju, por jo në dhomën e zhveshjes, atje nuk ka debat.”-shtoi kreu i stolit të “Los Blancos”.



#Ancelotti #Skuadra #është #në #gjendje #të #mirë #kam #besim #Kepa #ashtu #edhe #Lunin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button