Aktualitet

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Shqetësimet për sulm të ri terrorist në Kosovë, janë serioze!

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka folur në lidhje me paralajmërimet e krerëve të shtetit për sulme të reja në Veri të vendit.

Ramadani tha se paralajmërime të tilla janë shqetësim serioz pasi duket që riorganizimi dhe rigrupimi i grupeve terroriste të mbështetura dhe financuara nga Serbia duket që ka vazhduar në bazat ushtarake të Serbisë.

“Paralajmërimet për sulme të reja nga Serbia, janë shqetësim serioz, sepse riorganizimi dhe rigrupimi i grupeve terroriste të mbështetura dhe financuara drejpërdrejtë nga Serbia dhe të trajnuara nga ushtria e Serbisë duket që ka vazhduar në bazat ushtarake të Serbisë brenda territorit të saj dhe si e tillë edhe ndjenja e hakmarrjes edhe ndjenja e qëllimit për të nxitur situata destabilizimi , i tejkalon vetëm keto grupe por shkon tek qëllimi i Serbisë që të vendosë një situatë të destabilizimit rajonal” tha Ramadani për “Gazeta Blic”

Ai tutje shtoi se Serbia mbetet faktor destabilizues në rajon dhe si e tillë shqetësimet për ndonjë sulm të ri rterrorist në Kosovë, janë reale.

“I kemi parë që situata të tilla të tensionuara po ndodhin edhe në Bosnje-Hercegovinë edhe në Mal të Zi edhe në raportet mes Serbisë dhe Kroacisë. Pra po duket qartë se Serbia mbetet faktori i destabilitetit në Ballkan dhe si të tilla edhe shqetësimet për ndonjë sulm të ri terrorist në Kosovë, janë shqetësim reale dhe serioze” deklaroi Ramadani në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Ramadani: Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri, lojë politike e Listës Serbe!



#Ishkryeinspektori #AKIsë #Shqetësimet #për #sulm #të #terrorist #në #Kosovë #janë #serioze
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button