Aktualitet

Shpërthen granata në veri të Mitrovicës, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore në veri të Mitrovicës pak para mesnatës.

Njëri prej të plagosurve është më rëndë, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Ata po trajtohen ne spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, konfirmoi për A2 CNN se nga ngjarja janë dëmtuar edhe 7 vetura.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore te hoteli ‘Bisevac’ në rrugën ‘Knjaz Millosh’ në Mitrovicë Veri ku  si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetën.

Njësitë policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha Elshani.

Sipas informacioneve të para ende të pakonfirmuara, dy te plagosurit ishin duke dalë nga hoteli kur ishte hedhur një granatë dorë nga një veturë në lëvizje.

/a.r

#Shpërthen #granata #në #veri #të #Mitrovicës #plagosen #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button