Aktualitet
Orteku godet pesë alpinistët në Abruzzo, ndërron jetë 45-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Abruzzos në Italinë qendrore pasi një grup alpinistësh italianë janë goditur nga një ortek masiv dëbore.
Një italian 45-vjeçar, pjesë e grupit alpinist ka ndërruar jetë pasi u godit nga orteku në malin Sirente.
Raportohet se së bashku me të ishin edhe 4 alpinistë të tjerë, të cilët janë gjetur nga ekipet e kërkimit dhe autoritetet, të cilat po punojnë për shpëtimin e tyre.
Sipas mediave italiane edhe pse në vendngjarje mbërriti helikopteri ambulancë me stafin mjekësor, 45-vjeçari ishte në gjendje kritike dhe nuk mund të shpëtohej.
/a.d
#Orteku #godet #pesë #alpinistët #në #Abruzzo #ndërron #jetë #45vjeçari
Java News