Aktualitet
Komplot për të ndaluar tregtimin në bursën e Londrës, arrestohen 6 persona në Angli

Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin për një komplot për të ndaluar veprimet financiare në bursën e Londrës.
Policia britanike tha se informacionet sugjeronin se aktivistët nga një grup simpatizant i kauzës palestineze synonin të ndalonin operacionet tregtare ditën e hënë, e cila shënon edhe hapjen e tregut për javën.
Autoritetet zbuluan se ka dyshime që personat e përfshirë po planifikonin të shkaktonin dëme në një përpjekje për të ndaluar hapjen e ndërtesës.
Sakaq, arrestime u kryen në Londër, Liverpool dhe Brighton.
/a.d
#Komplot #për #të #ndaluar #tregtimin #në #bursën #Londrës #arrestohen #persona #në #Angli
Java News