Aktualitet

I kishte shpëtuar drejtësisë prej vitesh, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi më parë i kishte shpëtuar drejtësisë.

Akuza ndaj tij kishte kishte të bënte me një sërë shkeljesh të kryera në vitin 2014, përfshirë trafikun e drogës dhe krimin e evazionit fiskal.

Gjykata e Monzës vendosi të ekzekutojë masën shtrënguese, e cila u zbatua dje.

Rëndësia e situatës është rritur pasi burri që në nxjerrjen e parë të dispozitës është bërë i pagjurmueshëm, duke i shpëtuar ekzekutimit të urdhrit të gjyqtarit.

Karabinierët, gjatë kontrolleve rutinë në zonën e portit të Pozzallos, identifikuan subjektin, duke theksuar se ai duhej të vuante një dënim total prej 3 vjet, 11 muaj e 17 ditë burgim.

59-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u transferua në burgun e Raguzës, falë kontrolleve dhe punës së pandërprerë të ushtarëve të stacionit të Pozzallos.

/a.r

#kishte #shpëtuar #drejtësisë #prej #vitesh #arrestohet #shqiptari #në #Itali
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button