Aktualitet

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro dhe i merret leje për 6 muaj

Policia e ka gjobitur me 200 euro dhe ia ka hequr lejen për gjashtë muaj një shoferi, i cili ka vozitur nën ndikim të alkoolit.

Veç kësaj, shoferit i janë hequr edhe dy pikë të patentë shoferit.

“Në orën 05:20 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez ka ndaluar shoferin F.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtē policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, ka njoftuar Policia.



#Voziti #nën #ndikim #të #alkoolit #gjobitet #euro #dhe #merret #leje #për #muaj
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button