Aktualitet

Mospërmbushja e premtimit të VV-së për çerdhet, Nagavci: Fajin e kanë komunat

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për mospërmbushjen e premtimit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), për ndërtimin e çerdheve thotë se fajin e kanë komunat.

Nagavci, tha se në proces të ndërtimit janë 12 çerdhe.

“Në vitin e kaluar janë përfunduar 2 çerdhe në Suharekë dhe Prizren, ndërkaq janë në proces të ndërtimit 12. Në fund të vitit të kaluar kemi nënshkruar kontratat edhe për 6 çerdhe të reja dhe kemi ndarë buxhetin përsëri edhe për këtë vit”, tregoi ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Tutje, ministrja tha se nuk e ka menduar asnjëherë që komunat mund të jenë pengesë për mos realizimin e projekteve për ndërtimin e çerdheve.

“Për të ndërtuar një çerdhe si Ministri e Arsimit një shkollë apo çfarëdo objekti tjetër, kërkesa duhet të vijë nga komuna dhe komunat duhet të identifikojë lokacionin për ndërtimin e çerdheve ose shkollave. Këto detaje i kam ditur dhe kam pasur parasysh, sepse kam punuar gjatë në këtë punë. Ajo çfarë nuk e kam ditur është që nuk mund të marr me mend akoma edhe sot se mund të ketë obstruksione në dëm të fëmijëve, vetëm për të mos ndihmuar Qeverinë që të mos e realizojë premtimin e saj. E kam fjalën për të gjithë ata që pamundësojnë arritjen e një qëllimi tejet të rëndësishëm siç është përfshirja e fëmijëve në edukimin e hershëm”, shtoi Nagavci.



#Mospërmbushja #premtimit #të #VVsë #për #çerdhet #Nagavci #Fajin #kanë #komunat
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button