Aktualitet

Qëlloi me çifte të rinjtë nga ballkoni, 83-vjeçari në Shkodër shtrohet në spital

Fasli Hyka, i moshuari që qëlloi me arme zjarri ndaj të rinjve në lagjen “Rus” në Shkodër, do të shtrohet në spital.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur shtrimin e përkohshëm në spitalin e burgut të Shën Kollit për 83-vjeçarin Fasli Hyka.

I moshuari qëlloi me armë gjahu çifte mesnatën e 9 janarit në drejtim të disa të rinjve në lagjen “Partizani” të cilët arritën të shpëtojnë. Fasli Hyka qoftë nga prokuroria, por edhe gjykata, avokati mbrojtës dhe familjarët është gjykuar se e ka emergjentë që të marrë mjekimet.

Pas kontrolleve ndaj tij, 83-vjeçari rezultoi me probleme mendore.

 

/f.s

#Qëlloi #çifte #të #rinjtë #nga #ballkoni #83vjeçari #në #Shkodër #shtrohet #në #spital
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button