Aktualitet

“Janë tejkaluar 5.8 mln ton mallra në vit”, drejtori i Portit të Durrësit: 33% rritje te sektori i kontenierëve

Në konferencën për shtyp ku ministrja Belinda Balluku bëri një analizë vjetore të sektorit të infrastrukturës,  pati lajme të mira dhe për Portin e Durrësit.

Pirro Vëngu, drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit dha më shumë detaje mbi ecurinë e punës në port gjatë vitit që lamë pas.

“Viti 2023 ka qenë një vit i mbarë për disa arsye. Nëse shohim, që nga 2019-a e deri në fundvit kemi një rritje prej 24.7%, është një rritje më e lartë se prodhimi i brendshëm bruto në këtë hapësirë kohore, gjë që tregon se që sektori i transportit detar është kontributor domethënës në zhvillimin ekonomik të vendit. Vitin e kaluar rritja më e madhe konstatohet te sektori i kontenierëve me afërsisht 33% rritje dhe rritja më modeste 4% te pasagjerët. Suksesi i aviacionit në këto vite ka pasur dhe impakt te sektori i pasagjerëve në traget. Kemi tejkalimin e asaj barriere psikologjike që thuhej gjithmonë se portet shqiptare nuk i tejkalojnë 5.8 mln ton mallra në vit, është tejkaluar fundvitin e kaluar. E para prej turizmit të suksesshëm, rritje konsumi, rritje të importeve domethënëse dhe kemi ripërtëritje të sektorit të mineraleve në eksport dhe së fundmi është dimensioni rajonal i infrastrukturës portuale. Mbi 1/3 e volumeve të eksportit dhe importeve janë nga Kosova. Kemi klientelë të re nga Maqedonia e Veriut dhe nga jugu i Serbisë. Gjithë këto elementë i japin disi të drejtë qeverisë për infrastrukturën portuale”, u shpreh Vëngu.

/a.r

#Janë #tejkaluar #mln #ton #mallra #në #vit #drejtori #Portit #të #Durrësit #rritje #sektori #kontenierëve
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button