Çfarë festohet më 9 janar në Republikën Serbe dhe çfarë është kontestuese?

Edhe pse çdo vit 9 janari festohet me pompozitet si Dita e Republikës Serbe, Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës tri herë e ka shpallur 9 janarin si kundër kushtetues.
Në këtë datë, më 9 janar 1992, Kuvendi i atëhershëm i serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë miratoi Deklaratën për shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnjë-Hercegovinës si entitet i pavarur në Bosnje-Hercegovinë, me qëllim të shkëputjes nga ky shtet dhe të bashkimit me ish-Jugosllavinë.
Në krye të republikës së vetëshpallur ishin Radovan Karaxhiq, Bilana Pllavshiq dhe Momçillo Krajishnik, të gjithë të dënuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte.
Përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve nuk morën pjesë në miratimin e deklaratës në vitin 1992.
9 janari shihet si fillimi i luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe fillimi i spastrimit etnik, krimeve të luftës dhe gjenocidit kundër popullatës joserbe në Bosnje dhe Hercegovinë.
Dita e Republikës është shpallur tre herë antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe diskriminuese nga Komisioni i Venecias dhe festimi i 9 janarit shkel jo vetëm Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës, por edhe Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës në entitetin e RS-së, njoftoi më 4 janar Misioni i OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në një postim në rrjetin social X nga kjo organizatë shtojnë se festimi i 9 janarit, mosrespektimi dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është vepër penale.
Sivjet, kryetari i Republikës Serbe Millorad Dodik dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me rastin e festimit të Ditës së Republikës Serbe, janë marrë vesh për një spektakël të sinkronizuar me fishekzjarrë për të martën, më 9 janar, në orën 20:00 në të gjitha qytetet e Republikës Serbe, si dhe në Beograd, është konfirmuar për RTRS nga kabineti i Dodikut.
Më 8 janar të këtij viti, në Banjallukë u mbajt një akademi solemne me rastin e Ditës së Republikës Serbe.
Në akademinë solemne, përveç zyrtarëve më të lartë të RS-së dhe përfaqësuesve serbë në institucionet e përbashkëta të Bosnjës dhe Hercegovinës, morën pjesë edhe ministri i serb i mbrojtjes, dhe kryetari i PPS të Vuçiqit, Millosh Vuçeviq, ministrat në qeverinë serbe Nikolla Sellakoviq, dhe Danica Grujiçiq, kryetari i Lëvizjes Socialiste serbe Aleksandar Vullin dhe ambasadori rus në BeH Igor Kalabuhov.
Në Akademi mori pjesë edhe Darko Mlladiq, djali i kriminelit të luftës dhe të burgosurit të Hagës, Ratko Mlladiq, dhe me këtë rast u lexua edhe një letër nga presidenti i Serbisë.
Gjatë akademisë, aeroplanët ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Banjallukë.
Më herët gjatë ditës së djeshme, ambasada amerikane në Bosnje-Hercegovinë ka njoftuar se këto fluturime tregojnë përkushtimin e SHBA për integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës në vazhdën e aktiviteteve anti-Dejton dhe secesioniste të pushtetit të RS-së.
#Çfarë #festohet #më #janar #në #Republikën #Serbe #dhe #çfarë #është #kontestuese
gazetablic.com