Ivan Perisic pritet të rikthehet në Kroaci, kjo është skuadra që kërkon transferimin e tij

Ivan Persisic mund të largohet nga Tottenham dhe të transferohette Hajduk tashmë në afatin kalimtar të dimrit, njoftoi Football London.
Afati i transferimeve fillon zyrtarisht më 18 janar në Kroaci dhe do të zgjasë deri më 15 shkurt. Kujtojmë, trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou tha qartë se kroati nuk ka vend më tek skuadra e tij, përcjell Sport.
“Prisja një kontribut të madh nga ai këtë sezon. Ai nuk do të luajë më për ne”, tha trajneri i Tottenham.
Perisic luajti 50 ndeshje për Tottenhamin me një gol dhe 14 asistime. Ai aktualisht është në procesin e rehabilitimit nga operacioni që duhej t’i nënshtrohej pasi pësoi një dëmtim të rëndë të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e tij të djathtë në mes të shtatorit 2023.
/ Sport/
#Ivan #Perisic #pritet #të #rikthehet #në #Kroaci #kjo #është #skuadra #që #kërkon #transferimin #tij
gazetablic.com