Aktualitet
Boshatisën qendrën tregtare, kapet grupi i hajdutëve, 3 prej tyre të mitur

Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona në kuadër të operacionit të koduar “Shopping”, të cilët dyshohet se janë autorët e vjedhjes së artikujve të ndryshëm në një qendër tregtare.
Një nga personat e ndaluar është arrestuar, teksa 3 të tjerët u proceduan në gjendje të lirë, pasi ishin të mitur.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura. Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
/a.r
#Boshatisën #qendrën #tregtare #kapet #grupi #hajdutëve #prej #tyre #të #mitur
Java News