Aktualitet
Tjetër krim në familje, burri vr*t me a*më gruan dhe vajzën

Një tjetër krim në familje ka ndodhur në Masaçusets, SHBA, ku një familje prej tre anëtarësh është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së tyre.
Sipas autoriteteve amerikane autori ka qenë babai i familjes, Rakesh Kamal 57-vjeç, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij Teena Kamal dhe vajzën e tyre 18-vjeçare,
Arianna Kamal. Në vendin e krimit dhe më konkretisht pranë trupit të autorit është gjetur një armë, e cila nuk ishte e regjistruar.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, familja po përballej me probleme financiare.
Një vit më parë, kishin humbur një pjesë e madhe të pasurisë dhe bashkëshortja e 57-vjeçarit kishte shpallur falimentimin.
#Tjetër #krim #në #familje #burri #vrt #amë #gruan #dhe #vajzën
lajmetverteta