Sport

“The Sun” e saktëson: Armando Broja drejt West Ham

Ndikuar edhe nga pozitat jo të favorshme në Premier League, trajneri Mauricio Pochettino duket se nuk do të presë shumë gjatë Brojën, i cili është i destinuar për t’i dhënë lamtumirën ‘Bluve të Londrës’ që këtë muaj.

Një skenar që forcohet akoma dhe më shumë, teksa mediat angleze raportojnë për një interesim të Chelsea për t’u përforcuar në merkato.

Duke iu referuar tabloidit “ The Sun”, Chelsea ka hedhur sytë nga Artem Dovbyk. Zbulimi i sezonit në Spanjë, ku ka shënuar gola vendimtar për surprizën Girona.

11 gola dhe pesë asistime deri më tani kanë rritur edhe çmimin e tij në treg. Për kartonin, Chelsea është gati të paguajë deri në 45 milionë Euro, shifër e konsiderueshme për një skuadër si Girona, për të cilin pagoi vetëm 7.7 milionë Euro në arkat e klubit ukrainas Dnipro.

Sa i përket Brojës, e ardhmja konsiderohet sërish në Premier League. Potenciali i sulmuesit shqiptar pëlqehet nga West Ham, që tashmë ka nisur punën për të përpiluar ofertën.

#Sun #saktëson #Armando #Broja #drejt #West #Ham
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button