Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy shqiptarët dhe një italiane, çfarë nxorri raporti mjeko-ligjor

Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti tragjik i 8 dhjetorit të vitit që dsapo lamë pas, ku humbën jetën 2 shqiptarë Altin Hoti e Egli Gjeci, dhe një italiane Fuilia Di Tillio.
Mediat italiane raportojnë se sipas raportit mjekoligjor tre të rinjtë nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool e drogë, hashash ose marihuanë.
Gjithashtu autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.
Nga analizat rezultoi se Hoti dhe Gjeci atë natë kishin pirë alkool, hashash apo marihuanë, ndërsa Giulia Di Tillio, rezultoi negative për alkool dhe pozitive për substanca psikotrope.
/a.r
#Aksidenti #tragjik #humbën #jetën #shqiptarët #dhe #një #italiane #çfarë #nxorri #raporti #mjekoligjor
Java News