Shëndeti

Pritja e urgjencave, pediatër 24 orë, patologë dy turne dhe infermierë në gatishmëri

Virozat dhe gripit kanë rritur ndjeshëm numrin e urgjencave drejt spitalit dhe vizitave në qendrat shëndetësore. Për të zbutur këtë fluks në Tiranë qëndrojnë të hapura si urgjenca çdo ditë të  vitit 4 qendra shëndetësore. Ne atë numër 10 pranë zonës së oxhakut, takojmë mjeken patologe Antia Haxhiraj e cila është në pritje të urgjencave

Qendra jonë ofron çdo ditë shërbim me dy turne, ndërsa ka dhe urgjenca pediatrike 24 orë. Për të rritueit ka turn të parë dhe të dytë si në festa apo ditë të diela është gjithmonë hapur”, u shpreh mjekja.

Mjekja tregon për rastet që asiston si urgjenca.

Ka ndryshuar pak fryma, vizitat shtohen kanë më shumë besim kanë marrë këshillat e duhura dhe e shohin që me pak durim edhe këtu marrin shërbimin e duhur për të kaluar edhe një virozë të thjeshtë”, tha Haxhiraj.

Infeksionet virale që po mbizotërojnë aktualisht shoqërohen me klinikë të vështirë por sipas mjekëve është e menaxhueshme.

Aktualisht jemi në gjendjet virale me shumicë. Vijnë pacientë që ndjehen të dobët, kanë dhimbje muskulare, dhimbje koke, me temperaturë të lartë”, theksoi mjekja.

Mjekët e urgjencave te parësorit inkurajojnë pacientët ti drejtohen këtyre qendrave që të mos mbingarkojnë urgjencat e spitaleve

Inkurajojmë mundësisht të vijnë tek ne si ndihëm e parë dhe jo të drejtohen menjëherë në spitale pasi ngarkesa ashtu krijohet”, tha Haxhiraj.

RTSH

#Pritja #urgjencave #pediatër #orë #patologë #turne #dhe #infermierë #në #gatishmëri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button