Aktualitet

Florent Hasani: Jam shumë i emocionuar për transferimin tek Rapid Bucuresti, do jemi dyshe e rrezikshme me Rrahmanin

Viti 2023 ka qenë viti i Florent Hasanit, sulmuesit kosovar, i cili kishte paraqitje të shkëlqyeshme me klubin e Tiranës, e më pas para pak ditësh arriti edhe transferimin tek ekipi rumun, Rapid Bucurest.

Florent Hasani fitoi çmimin “Këpuca e Artë” dhe ishte në formacionin e vitit në Shqipëri, para largimit nga Tirana.

Hasani thotë se viti 2023 ishte fantastik për të dhe se kaloi shumë mirë tek Tirana.

“I gjithë viti ka shkuar mirë, do veçoja shumicën e paraqitjeve që ishin në nivel dhe qe u kurorëzuan me gola. Jam ndjerë mjaft mirë tek Tirana që nga dita e parë – respekti që kam marrë nga presidenca, stafi, bashkëlojtarët e tifozët ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe ne fund ndarja ishte në këtë formë, nuk kishte mënyrë më të mirë se kaq”, tha fillimisht Florent Hasani për ‘ Sport’.

Tani, Florent Hasani është afër aventurës së re, pra ndeshjeve me klubin e Rapid Bukureshtit në Rumani. Kosovari thotë se prania e Albion Rrahmanit në skuadrën e re do ta ndihmojë atë, teksa beson se bashkë do bëjnë dyshe të rrezikshme.

“Jam shumë i emocionuar t’i bashkohem një klubi si Rapidi, aq profesional – me projekt të madh dhe me synimin për titull – shpresoj që në fund t’ia dalim. Kam biseduar dhe me Rrahmanin dhe fjalet e tij më kanë ndihmuar shumë që të marrë vendimin – do jetë e lehtë normal se do kuptohemi më lehtë dhe besoj shumë që do jemi një tandem shumë i rrezikshëm”, vazhdoi Hasani.

Hasani shpreson që në vitin e parë tek Rapid Bucuresti ta fitojë titullin kampion.

“Mbi të gjitha ekipi është me kualitet dhe ne të dy besoj do kemi paraqitje shumë të mira së bashku dhe do ndihmojmë ekipin drejt synimit të titullit kampion”, përfundoi Hasani.

/ Sport



#Florent #Hasani #Jam #shumë #emocionuar #për #transferimin #tek #Rapid #Bucuresti #jemi #dyshe #rrezikshme #Rrahmanin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button