Aktualitet
Pa viza, sot në orën 8:00 të mëngjesit bëhet fluturimi i parë

Ndodhi edhe liberalizimi i vizave.
Qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në 27 vende të zonës Shengen.
Fluturimi i parë i kosovarëve do të jetë sot në orën 8:00 të mëngjesit.
Një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë do të jetë me fillim nga ora 10:30.
Kjo pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.
#viza #sot #në #orën #të #mëngjesit #bëhet #fluturimi #parë
gazetablic.com