Aktualitet

Ja si do na surprizojë moti gjatë fundit të 2023-shit dhe fillimit të 2024-ës

Ditët e fundit të 2023 mesa duket do të mbyllen me një mot të mirë dhe favorit.

“Mbyllet viti 2023 me kushte të qëndrueshëm atmosferike, ku kthjellimet do të jenë prezente, vranësirat do të jenë të shpeshta dhe nuk pritet që të ketë reshje të paktën deri pas mesanatës. Në fakt, 2024-a do të futet me mot të paqëndrueshëm. Do të ketë vranësira, reshje të pakëta të cilat do të nisin që nga data 1”, thotë Lajda Porja.

Ndërsa nuk mund të themi të njëjtën gjë për vitin e ri 2024 i cili mesa duket do të nisë me reshje dhe vranësira. Por si parashikon sinoptikanja nuk do të ketë asgjë problematike.

“Megjithëse do të ketë vranësira të shpeshta, nuk do të mungojnë dhe intervalet me kthjellime. Parashikohet në fakt që pas mesnatës së 31-shit dhe duke u futur në vitin 2024, do të kemi dhe shpeshtim të vranësirave, do të kemi reshje dhe kjo do të bëjë që datat 1, 2 dhe 3 të nisin me reshje, të cilat do të jenë të pakta dhe do të jenë në sasi që nuk do të sjellin problematika. Përsa i përket, vlerave termike, temperaturat e ajrit luhaten sot, nga 0 gradë më e ulëta, kjo në zonat e thella malore, ndërsa maksimalet ngjiten në 12 apo 13. Nga 5, 6 deri në 9 janë minimalet në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa maksimalet në 17 apo 18 gradë”, shprehet sinoptikanja Lajda Porja.

#surprizojë #moti #gjatë #fundit #të #2023shit #dhe #fillimit #të #2024ës
lajmetverteta

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button