Shëndeti

A merrni një pilulë kolesteroli? Pse ky trajtim mund të kërcënojë peshën tuaj

Statinat dhe barnat antihipertensive mbajnë nën kontroll kolesterolin dhe presionin e gjakut aq mirë sa njerëzit që i marrin priren të “relaksohen” dhe të mos i kushtojnë vëmendje mbajtjes së një peshe të shëndetshme, sugjeron një studim i ri.

Siç u përmend, mbrojtja nga sulmi në zemër dhe goditjet në tru që ofrohen nga pilulat mund t’i pengojë njerëzit të ndërmarrin hapa për të trajtuar peshën.

Disa trajtime mund të zgjasin jetën. Por përfitimi i jetëgjatësisë mund të kompensohet nga pesha e tepërt dhe sëmundjet që shoqërojnë obezitetin, si dështimi i zemrës, sëmundja e mëlçisë yndyrore dhe artriti.

Gjetjet u botuan në The Lancet Diabetes & Endocrinology dhe autori kryesor Naveed Sattar, profesor i mjekësisë metabolike në Universitetin e Glasgow, shpjegon: “Trajtimet më të mira, të tilla si statinat dhe trajtimet e presionit të gjakut, indirekt ushqejnë krizën e obezitetit. Edhe pse është një përparim i rëndësishëm në shkencë për të zgjatur jetëgjatësinë, nëse faktori i peshës nuk diskutohet, ky person mund të përfundojë me probleme të shumta shëndetësore, pjesërisht të lidhura me mbipeshën dhe të përfundojë duke marrë dhjetëra medikamente të ndryshme.”

Sipas të dhënave të përgjithshme mbi rreziqet që lidhen me obezitetin, një person me një indeks të masës trupore (BMI) më shumë se 30, i përcaktuar si obez, ka një rrezik 12 herë më të madh për të vuajtur nga sëmundje të shumta , krahasuar me ata me një peshë të shëndetshme. .

Gjatë 50 viteve të fundit, në shoqëritë perëndimore dhe vendet me të ardhura të larta, njerëzit kanë peshuar rreth 10 kg më shumë, me rreth dy të tretat e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar tani mbipeshë ose obezë.

“Kur dikush merr pilula për presionin e gjakut , është mundësia e përsosur për të menduar për stilin e jetës së tij. Por ofruesit e kujdesit shëndetësor rrallë e diskutojnë këtë. Ne kemi nevojë për politika më të mira shëndetësore për të parandaluar obezitetin”, përfundon Dr. Naveed Sattar.

Faxweb.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button