Aktualitet

166 milionë euro për 2023, investimet e huaja direkte rriten me 80%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit për 9-mujorin e këtij viti arriti në 166 milionë euro.

Sipas saj ky tregues rezulton me rritje 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në gjykimin e bankës rritja e vlerës së investimeve të huaja në këtë sektor duket se është e lidhur kryesisht me rritjen e kërkesave për kapital ndaj bankave tregtare. Kuadri i ri i rregullator, që ka nisur të zbatohet prej vitit 2019, ka detyruar bankat të rrisin gradualisht kapitalin aksioner, kryesisht duke kapitalizuar fitimet e akumuluara të aktivitetit, si dhe  përdorimin e instrumenteve të borxhit që njihen si kapital rregullator.

“Procesi i rritjes së kërkesave ligjore për kapital ndaj bankave po luan kështu një rol të ndjeshëm në edhe në rritjen e investimeve të huaja direkte”, thekson BSH-ja.

/f.s

#milionë #euro #për #investimet #huaja #direkte #rriten
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button